Në diskutimin e tretë të serisë YOUth ELECT u fol për temën “Pesha e premtimeve zgjedhore” YOUth ELECT – Zgjedhjet 2021. Në këtë diskutim kishim të ftuar znj. Donika Emini, drejtoreshë e Platformës Civikos, z. Korab Sejdiu, avokat dhe ish-deputet, ndërsa në cilësinë e moderatorit kishim z.Erblin Hoxha. Qëllimi parësor i këtij diskutimi ishte informimi i votuesve të rinj në lidhje me premtimet zgjedhore dhe situatën në Kosovë. Prandaj, si hap i parë u hapën disa sondazhe për të shikuar sa janë të informuar të rinjtë mbi premtimet e partive politike, si dhe të shihet se a mendojnë ata se përputhen premtimet elektorale me problemet reale të qytetarëve të Kosovës. Përmes sondazhit pamë që shumë prej të rinjve mendojnë që premtimet elektorale nuk përputhen me problemet reale të qytetarëve të Kosovës, mendim me të cilin u pajtuan edhe të gjithë folësit musafirë.
Diskutimin e filloi z.Korab Sejdiu duke treguar eksperiencën e tij gjatë fushatës kur ka kandiduar si deputet. Ai mendon se në përgjithësi në parti politike mungon përfaqësimi zonorë përkatësisht me zona. Gjatë fushatës tregon se si kanditatët duhet të fokusohet të ndihmojnë dhe zhvillojnë në profesionin e tyre por fatëkeqësisht cka ndodhë zakonisht janë premtime të shumta të cilat nuk mund ti mbajnë në mënyrë profesionale dhe nuk e shfrytezojnë pozitën e vetë në mënyrë të denjtë.
Znj. Emini tregon se përpilimi i premtimeve zgjedhore bëhet në bazë të parimit kërkesë – ofertë, duke analizuar se çka kërkojnë qytetarët dhe duke u bazuar ne interesat e tyre. Problemi kryesor sipas Donikës është edukimi i dobët i votuesve për rëndësinë e planprogramit të partive politike sepse njerëzit nuk po kërkojnë planprogramet por po kërkojnë vetëm “ndryshim”. Ajo mendon që gjatë viteve janë zhvlersuar premtimet dhe programet pa marrë parasysh që shoqëria civile tenton me promovu dhe me be këtë edukim. Diskutimi vazhdon duke u treguar se partitë politike janë mësuar t’i definojnë problemet vetëm atëherë kur vijnë në qeveri. Premtimet nga partitë zgjedhore gjatë viteve, po ashtu edhe në zgjedhjet e sivjetshme, po jepen në vija të trasha dhe znj.Emini thotë se kjo shfrytëzohet si strategji nga partitë që mos të mbajnë përgjegjsi shumë të madhe kur ju perfundon mandati e nuk i kanë përmbushur të gjitha premtimet. Ky fenomen shkakton pritëshmëri shumë të larta tek qytetarët pë cilat në shumë raste ka perkfunduar me dëshpërim të madh.
Që partitë politike në Kosovë pergatisin planprogramin dhe premtimet ne bazë të interesave të cekëta të qytetarëve, u cek gjithashtu nga z.Sejdiu. Ai gjithashtu tregoi se politikanët bëjnë premtimet më joshëse, të cilat dijnë të jenë jo dhe aq të nevojshme për të mirën e shtetit, në mënyrë që të kenë elektoratin në anën e tyre. Kështu për shembull, ata premtojnë rritje të rrogave të mjekve dhe mësuesve, në kohën kur sistemi shëndetsor dhe arsimor ka probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje emergjente, në të mirë të popullit. Me këto premtime ata ofrojnë siguri vetëm për një pakicë të popullit që ushtrojnë profesionin e mjekut apo mësuesit, ndërsa nuk bëjnë asgjë për të rregulluar një problem që përcillet me breza të tërë, siç janë këto dy sisteme të dobëta.
Si përfundim, nga ky diskutim morrëm një pikëpamje më të qartë mbi premtimet dhe fituam njohuri shtesë në krijimin, planifikimin dhe zbatimin e tyre. Poashtu, pamë se si qëndrojnë qytetarët e Kosovës në raport me premtimet dhe konstatuam se situata politike e Kosovës momentalisht nuk e ka prioritare edukimin e qytetarëve rreth premtimeve zgjedhore. Mesazhi që mbeti në fund është që qytetarët duhen t’ju kushtojnë rëndësi me të madhe ne leximin e detajuar të planprogrameve të partive, duke u fokusuar edhe ne mekanizmin e implementimit të tyre jo vetëm në premtimin si premtim, dhe në bazë të kësaj të votojnë për partinë e cila ka një planprogram të duhur për rregullimin e gjendjes në Kosovë.