Debate Center ka organizuar diskutimin e parë në kuadër të serive “Real Talk with Youth”, ku është diskutuar për pjesëmarrjen aktive të të rinjëve në vendimmarrje në nivelin lokal dhe sfidat që ata hasin.
Diskutimi u zhvillua mes anëtarëve të Klubit të Debatit dhe nënkryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Lulzim Aliu, në ambientet e Asamblesë Komunale.
Projekti Youth-Interconnected mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.