Ky debat u mbajt në formatin e parlamentit britanez (PB), me debatues të nivelit fillestar dhe mesatar.
Qeveria Hapëse (QH) definoi temen në termat e prostitucionit jo konsensual që ndodhë përmes trafikimit me qenie njerëzore. Ekipi bazoi argumentin e tyre në statistikat që vertetojnë që një numër i madh i prostitucionit ndodhë pa vetë-dëshirë, prandaj do të ishte e padrejtë që punëtorët e seksit të dënoheshin, kur në fakt ata janë viktima të abuzimit. Argument i dytë u bazua në një teori ekonomike, që me uljen e kërkesës, do të ndalet edhe oferta.
Opozita Hapëse (OH) ridefinoi temën e debatit, duke shtuar që aktivitetet seksuale pa pëlqim bien nën juridiksionin e përdhunimit dhe abuzimit, dhe që debati duhet të analizohet në rastin e prostitucionit me pëlqim. Ata kundër-argumentuan teorinë ekonomike të Qeverisë Hapëse (QH) duke thënë që nese shërbim-dhënësi nuk ndihet i rrezikuar nga ligji, atëherë ligji për prostitucionin do të ishte i padobishëm. Mëtej, ekipi vërtetoi “status quo-në” duke theksuar që prostitucioni është “profesioni më i vjetër” dhe për t’u parandaluar, duhet të sulmohet nga dy anët – shërbyesi dhe blerësi.
Argumenti i dytë u bazua në faktin që prostitucioni nuk është një aktivitet “mes dy personave”, por një pjesë e një operacioni të shkallës së gjerë, ku punëtoret e seksit punësohen. Për këtë arsye, të gjithë individët e përfshirë duhet të dënohet nga ligji, për të kontrolluar prostitucionin. OH-ja propozoi rehabilitimin për ish-puntorët e seksit, për shkak të pasojave psikologjike që vijnë nga aktivitetet e tyre.
Qeveria Mbyllëse (QM) mbështeti argumentin e prostitucionin jo konsensual të QH-së. Duke shtuar moshën e mitur (Individ nën moshën 18 vjeq) që shiten në qarqe të trafikimit. Ata shtuan që këto “puntorë të seksit” nuk duhet të dënohen nga ligji, por blerësit e shërbimit për shkak që fëmijet nuk mund të persekutohet dhe nuk janë të vetëdijshëm të marrin vendime në këto raste. Për më tepër, ekipi shpalosi një plan për uljen e rasteve të prostitucionit në shtet; ofrimi i pagës së rregullt dhe rehabilitimi i punonjsëve të seksit, nëse vendosin të mos angazhohen në këtë aktivitet.
Opozita Mbyllëse (OM) kryesisht ra dakort me argumentet e OH-së, por propozoi që shtëpitë publike dhe baret e ngjashme ku ndodhë prostitucioni të dënohen dhe mbyllen, për të sulmuar rrënjën e “problemit të prostitucionit”. Folësi i dytë (Shefi i Grupit Parlamentar), përmbledhi të gjithë debatin dhe u fokusua në faktin që Opozita dhe veqanërisht Opozita Mbyllëse (OM-ja) ishte më e suksseshme në argumentimin e pikave të tyre. OM-ja ishte ekipi i parë që theksoi që puntorët e seksit mund të jenë të gjinisë mashkullore dhe jo detyrimisht vetëm të gjinisë femërore, duke zgjëruar spektrin e problemit.
Gjykatësi gjatë këshillave pas përfundimit të debatit, u shpjegoi ekipeve të qeverisë që ata nuk duhej të diferenconin punonjësit e seksit që detyrohen në aktivitete të prostitucionit, sepse do të ishte e vështirë të vërtetohej motivi i puntorëve të seksit. Për këtë arsyje debate duhet të ishte më shumë se cila anë e parlamentit do të afronte kushte më të mira për mbrotjen e punonjësve të seksit.