Debate Center në partneritet me Vullnetarët e Qytetit ka organizuar diskutimin e dytë në kuadër të serive “Real Talk with Youth”, ku është diskutuar për pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje në nivelin lokal dhe sfidat që ata hasin.
Të ftuar në këtë diskutim ishin: Leonora Morina-Bunjaku, Nënkryetare e Komunës së Gjilanit; Arianit Sadiku, Kryesues i Kuvendit Komunal; Kushtrim Zeqiri, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë diskutim të rinjtë nga Klubi i Debatit të Gjilanit patën mundësinë që të informohen nga zyrtarët komunal mbi çështjet siç janë: subvencionet komunale për rini, bursat studimore, aktivitetet kulturore dhe rekreative si dhe çështje tjera që lidhen me përfshirjen e të rinjve në planifikim dhe vendimmarrje. Poashtu, në këtë diskutim nga ana e të rinjve u ngritën tema për sfida të përditshme të këtyre të rinjve siç janë problemet infrastrukturore, të sigurisë publike dhe shkollore.
Qëllimi i organizimit të serive të “Real Talk with Youth” është që të rinjtë nga Klubet e Debatit të kenë mundësinë të sfidojnë politikëbërësit dhe të vënë në praktikë aftësitë e tyre debatuese dhe të të folurit publik.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.