Kush jemi ne?

Qendra e Debatit është një organizatë jofitimprurëse që angazhohet për forcimin e demokracisë përmes të menduarit kritik. Anëtarët tanë përbëhen nga njerëz dhe organizata që kuptojnë vlerën dhe fuqinë e të menduarit kritik dhe kërkojnë të kultivojnë të menduarit kritik në punën e tyre të përditshme. Si organizatë jofitimprurëse, ne luajmë rolin tonë në inkurajimin e njerëzve, dhe në veçanti të të rinjve, për të vlerësuar atë që shohin dhe lexojnë, në mënyrë që të bëhen anëtarë të vlefshëm të shoqërisë. Ne e shohim të menduarit kritik dhe debatin si një mjet jetik që u mundëson njerëzve të zhvillojnë aftësi efektive analitike, komunikuese dhe të zgjidhjes së problemeve.

Si punojmë?

Qendra e Debatit përdor teknika formale të debatit për të nxitur mendimin kritik, për të përmirësuar të folurit në publik dhe për t’i pajisur njerëzit me thjerrëzat e nevojshme për të kuptuar botën përreth tyre. Në partneritet me shkollat, organizatat lokale zyrtare dhe joformale, institucionet publike dhe palët e tjera të interesuara, ne ofrojmë programe mësimore dhe aktivitete që i pajisin njerëzit me aftësi të të menduarit kritik dhe të folurit publik, u mundësojnë nxënësve të takohen dhe të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Kosovën, të zhvillojnë aftësi sociale dhe të buta, dhe i inkurajon ata të bëhen më kurioz dhe të interesuar për jetën publike.

PSE TË DEBATOJMË?

null
null

Debati ofron praktikë në zhvillimin e argumenteve të shëndosha dhe logjike;

null
null

Debati u jep studentëve një mundësi për të praktikuar të folurin përpara një auditori dhe të mendojnë në këmbë;

null
null

Studentët pjesëmarrës në debat tregojnë iniciativë dhe lidership;

null
null

Hulumtimet që kryejnë debatuesit ua hapin mendjen dhe rritin kuptimin e këndvështrimeve të shumta të çështjeve të rëndësishme;

null
null

Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore në përgatitjen për debate

PARTNERËT

v copy
v
v copy 2
partners logos-04