𝐓𝐮𝐫𝐧𝐞𝐮 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐃𝐞𝐛𝐚𝐭𝐢𝐭 “𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐎𝐩𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟐”
Me datat 10 – 11 – 12 qershor, Debate Center ka organizuar Turneun Kombëtar të Debatit ‘’Kosova Open 2022” në hapësirat e ITP (Innovation and Training Center) në Prizren. Pjesëmarrës ishin të rinjë të moshave 15 – 23 vjeç nga gjitha komunat e Kosovës ku patën mundësi të garojnë në formatin Britanik të Debatit (British Parliamentary Format).
Në ditën e parë pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të ndjekin sesionin me Ylli Hashani nga ITP Prizren rreth zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në Kosovë. Njëashtu, ata janë informuar më në detaje për punën dhe aktivitetet në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren dhe mundësitë që ofron kjo hapësirë inovative për të rinjtë kosovarë.