U mbajtën takimet e radhës me Klubet e Debatit në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, në kuadër të projektit “Youth Inter-Connected”. Të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë që të njihen me dallimet ndërmjet debatit formal dhe joformal, formatin e Debatit “British Parliamentary” – shpjegimet mbi definimin dhe argumentimin, dhe rëndësinë që ato kanë në debat.
Në kuadër të projektit, Debate Center bashkëpunon me organizatat partnere THY në Prizren, Vullnetarët e Qytetit në Gjilan, Diakonie Youth Center – Mitrovica, Iniciativa për Progres – INPO në Ferizaj.
Projekti Youth-Interconnected mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.