Njerëzit janë të tejmbushur me informacion në baza ditore. Mungesa e aftësive të të menduarit kritik midis njerëzve jo gjithmonë i lejon qytetarët të jenë në gjendje të kuptojnë të gjitha informacionet, spinet narrative, lajmet e rreme dhe dezinformatat dhe analizat e analizuesve politikë që janë në linjë me parti të caktuara politike. Programi i Mendimit Kritik dhe Demokracisë do të ofrojë aktivitete novatore në bashkimin e këndvështrimeve të ndryshme dhe do të ofrojë një qasje “të gjerë” ndaj çështjeve shoqërore. Programi i Mendimit Kritik dhe Demokracisë përfshin gjithashtu debatin formal dhe teknikat e debatit në aktivitetet e tij, duke u ofruar jo vetëm studentëve, por edhe një publiku më të gjerë një këndvështrim të ndryshëm se si të shikojnë çështjet shoqërore, ekonomike dhe politike. Ky program do të marrë në konsideratë hapësirën e ngushtë në mediat dixhitale për të ndikuar në diskursin publik, prandaj do të përdoren aktivitete të tilla si kërkimi, aktivitetet e matjes së opinionit, seritë video, podkastet dhe debatet publike për t’i paraqitur ato këndvështrime përmes mjeteve më interaktive dhe të orientuara nga të rinjtë.
Nëpërmjet këtij programi, ne synojmë të edukojmë njerëzit me aftësitë e kërkuara nga një qytetar modern, duke përfshirë të menduarit kritik, komunikimin, bashkëpunimin, kreativitetin, dhe tolerancën. Qasja jonë fokusohet që t’i tregojmë publikut të gjerë se ekziston një mënyrë për të pasur perspektiva të ndryshme, mendje të hapur dhe të dinë të mos pajtohen në mënyrë civile.
QËLLIMI: Ndikimi në shoqëri për t’u bërë më e kuptueshme, më e përgjegjshme dhe me shikim përpara ndaj sfidave të përbashkëta shoqërore.
OBJEKTIVAT:
Ndikiminë politikëbërjen duke paraqitur perspektiva dhe/ose qasje novatore;
Promovimi i një diskurs/retorike publike pozitive;
Promovimi i lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit dhe kundër gjuhës së urrejtjes;
Kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave në hapësirën publike;
Angazhimi me komunitetin lokal në identifikimin dhe adresimin e çështjeve lokale.