U mbajt takimi me Klubin e Debatit në Pejë në kuadër të projektit “Youth Inter-Connected”. Të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të njoftoheshin nga Ardi Shatri për formatin e debatit dhe procesin nëpër të cilin do të kalojnë gjatë një periudhë një vjeçare.
Këta të rinjë do të kenë mundësinë që gjatë kësaj kohe të përfshihen në tema ndërkulturore dhe ndërdisiplinare të debatit duke u’a mundësuar atyre që me ndihmën e trajnerëve profesionistë të formohen në fushën e mendimit kritik, të përmirësojnë aftësitë e tyre analitike, ndër-personale dhe të politikbërjes. Poashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në kuadër të kësaj eksperience të zhvillojnë shkrimin kreativ, aftësitë e buta, të avancohen në fjalime publike, edukim politik dhe të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë nëpër turnetë ndërkombëtare të debatit.
Në kuadër të projektit, Debate Center bashkëpunon me organizatën partnere Anibar në Pejë.