Debate Center në bashkëpunim me Lëvizjen FOL janë duke implementuar projektin “Gender Inclusive Justice Sector”.
Në kuadër të aktiviteteve të parapara, janë organizuar tri ligjerata rreth feminizmit me nxënësit e shkollave fillore në komunat e Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe Vitisë. Ligjëratat u mbajtën nga Mirishahe Syla – Njohëse e çështjeve gjinore.
Qëllimi i këtyre ligjëratave është të informojë nxënësit e shkollave fillore për feminizmin, barazinë gjinore dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale.
Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).